Katër vetura u përfshinë nga zjarri në mesnatë tek rruga “B”

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 10:13
Katër vetura u përfshinë nga zjarri në mesnatë tek rruga “B”

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një parking në rrugën “B”, shkruan transmeton "Kosova Sot Online ".

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar  se dy nga automjetet janë djegur tërësisht, ndërsa dy të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar se  në një parking në rrugën “B” në Prishtinë , katër automjete janë përfshirë nga zjarri.   Dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjetrat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë ajo. 

Tutje Ahmeti tha se policia është duke e hetuar rastin.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie”, ka thënë tutje ajo.

(Kosova Sot Online )