Presidentja Osmani mysafire në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 11:22
Presidentja Osmani mysafire në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani sot në mëngjes ka qenë në Bondsteel nga ku kanë thënë se prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Mattheë O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka ndarë edhe disa pamje nga atje.

(Kosova Sot Online )