Iu gjetën afër 800 euro të falsifikuara në veturë, një person në Prishtinë shoqërohet në polici e më pas lirohet

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 10:50
Iu gjetën afër 800 euro të falsifikuara në veturë, një person në Prishtinë shoqërohet në polici e më pas lirohet

Një person është shoqëruar në Polici, pasi gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro të falsifikuara, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 02.08.2023 – 00:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

(Kosova sot Online )