Këto dy shtete 'pushtohen' nga i nxehti ekstrem

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 13:41
Këto dy shtete  'pushtohen' nga i nxehti ekstrem

Kili dhe Argjentina shënuan rekorde të larta temperaturash së mes të dimrit në fillim të gushtit për shkak të atij që njihet si i nxehti El Niño, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në qytetin kilian të Vicuna, një rajon malor të provincës qendrore të Coquimbo, termometri tregoi 37 gradë Celsius. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në rajon gjatë kësaj periudhe që nga viti 1951.

“Ne nuk kemi regjistruar një temperaturë të tillë për më shumë se 70 vjet,” tha Cristóbal Torres i shërbimit meteorologjik të Kilit.

Ndërsa në Buenos Aires, në Argjentinë temperatura arriti në 30 gradë Celsius të martën, duke shënuar 1 gushtin më të nxehtë në histori, sipas shërbimit kombëtar të motit.

(Kosova Sot Online)