LDK: Qeveria e Kurti në këto tre vjet mandat ka shkelur pesë herë Kushtetutën e Kosovës

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 14:14
LDK: Qeveria e Kurti në këto tre vjet mandat ka shkelur pesë herë Kushtetutën e Kosovës

Qeveria e Kosovës në këto tre vjet mandat të saj ka shkelur hiq më pak se pesë herë Kushtetutën e Kosovës, ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku, ka numëruar secilin rast veç e veç, ku ministra të Qeverisë Kurti kanë shkelur organin më të lartë juridik në vend.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 5 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës’, thuhet në reagimin e LDK-së ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)