Janjiq: Monopoli i Listës Serbe u vendos me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 14:51
Janjiq: Monopoli i Listës Serbe u vendos  me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq, ka thënë sot se në Serbi nuk ka treg të lirë, nuk ka konkurrencë dhe gjithçka udhëhiqet nga maksima “vjedh nga të tjerët”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këto fjalë, ai iu referua edhe gjykimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

“Le të jemi serioz, një njeri është vrarë, është një vrasje politike, nuk bëhet fjalë për asnjë kriminalizim, në fakt është një përgjigje për pyetjen se si qëndrojmë me botën. Epo, po të kishim të drejtë, do të shikonim pamjet satelitore që tregojnë nxjerrjen e likuiduesve nga Veriu, për ta foli edhe Vuçiq, mendoj se edhe Brnabiqi ka provuar diçka në Londër, por ne nuk i kemi ato incizime. Pyes veten kush e likuidoi Oliver Ivanoviqin dhe nuk e dimë pse u likuidua. Një gjë është fakti, që nga likuidimi i Oliver Ivanoviqit, u vendos monopoli i Listës Serbe mbi jetën politike dhe asnjë opsion serb nuk pati më shanse, dhe ne hymë thellë e më thellë në ato që quhen lojëra”


(Kosova Sot Online)