Aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Klinë: Vdes 29-vjeçarja

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 15:26
Aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Klinë: Vdes 29-vjeçarja

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, një 29-vjeçare ka vdekur sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ka vdekur drejtuesja e veturës,  viktima femër / kosovare e  moshës rreth 29 vjeçare”, tha Zahiti për Express.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)