Arben Gashi: Pushteti sot e mori edhe një karton të kuq

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 15:38
Arben Gashi: Pushteti sot e mori edhe një karton të kuq

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se me Aktgjykimin e Kushtetueses “lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese.

Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.


(Kosova Sot Online)