Për ta takuar kryetarin e Zveçanit shefi i zyrës së BE shkon në Lipë

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 16:28
Për ta takuar kryetarin e Zveçanit shefi i zyrës së BE shkon në Lipë

Takim me kryetarin e Zveçanit Ilir Peci, në zyrën e tij në fshatin Lipë, njofton se ka zhvilluar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Szunyog tha se në takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.

Gjithashtu ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Peci për kontributin për de-përshkallëzim në veri.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)