Në një manastir mblidhen Vuçiq, Dodik dhe patriarku Porfirije

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 16:44
Në një manastir mblidhen Vuçiq, Dodik dhe patriarku Porfirije

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bashkë me patriarkun serb Porfirije dhe presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik janë mbledhur në manastirin e Osovicës në Bosnjë e Hercegovinë për të diskutuar për “çështjet më të rëndësishme kombëtare”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raporton RTS, biseda po zhvillohet pa prezencën e mediave dhe se në këtë takim të tyre pritet të diskutohet për situatën në Kosovë dhe “pritjet e fuqive të mëdha në vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Po ashtu, një prej temave të tyre është edhe, siç thotë RTS, “presioni i fortë mbi të gjithë udhëheqjen e Republikës Srpska”, e cila po minon marrëveshjen e Dejtonit.

Vuçiq tha se manastiri i Osovicës ku janë mbledhur “është simbol i unitetit, besimit, shpresës dhe forcës”.


(Kosova Sot Online)