Vrasja e qytetarës/ Dëshmitare e krimit ishte edhe një e mitur

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 17:17
Vrasja e qytetarës/ Dëshmitare e krimit ishte edhe një e mitur

Zbardhen të tjera detaje nga krimi që ndodhi dje në Durrës, ku një 32-vjeçare u gjet e pajetë në ‘Urën e Dajlanit’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, ishin në shoqërinë edhe të tre vajzave të tjera kur ka ndodhur krimi.

Mësohet se mes tyre ishte dhe një vajzë e mitur, rreth 15 vjeç.

Pasi kishin pirë lëndë narkotike të gjithë se bashku, dy autorët kanë qëlluar 32-vjeçaren me thikë në brinjë, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, u arrit edhe zbulimi i ngjarjes. Ndërkohë për moskallëzim krimi janë proceduar dhe tre shtetaset që ishin të pranishme në krim.

(Kosova Sot Online)