Kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për fundjavë

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 18:31
Kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për fundjavë

Në fundjavë do të jetë e mbyllur për qarkullim, rruga “Xheladin Rekaliu” në Kodrën e Diellit në kryeqytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim se arsyeja e mbylljes së kësaj rruge është asfaltimi që do të bëhet në dy udhëkryqe të saj.

Komuna fton drejtuesit e makinave që në vikend të gjejnë alternativa të tjera për lëvizje.

(Kosova Sot Online)