Krekoset Murati: A e dini se për 5 muaj punësuam mbi 5 mijë të rinj?

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 18:40
Krekoset Murati: A e dini se për 5 muaj punësuam mbi 5 mijë të rinj?

Për pesë muaj janë të punësuar 5 mijë e 90 të rinj, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej tyre 2 mijë e 327 vajza dhe 2763 dje, Ky punësim u arrit përmes programit ”Superpuna”.

”Këto janë rezultatet për 5 muaj. Qeveria për rininë”, ka shkruar Murati.   

”Superpuna” është një mekanizëm qeveritar, ku shteti për 6 muaj paguan një person 250 euro në muaj, si dhe punëdhënësi mund të shtojë mjete financiare sipas dëshirës.


Në këtë program mund të aplikojnë të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare. 


(Kosova Sot Online)