Lajçak: Ky është një hap drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 18:57
Lajçak: Ky është një hap drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës

Pasi Policia e Kosovës dhe EULEX dhe KFOR’i kanë bërë vlerësimine përbashkët të sigurisë në Veri, ka reaguar Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së.

Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX‘it dhe KFOR’it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në Veri të Kosovës ka pasur tensionim që nga maji i këtij viti, pasi serbët lokalë nuk pranonin kryetarët e zgjedhur shqiptarë prej votimeve të prillit në komunat veriore.

Ka pasur edhe protesta të dhunshme ku u lënduan policisë të Kosovës, zyrtarë të KFOR’It, si dhe punonjës të mediave.


(Kosova Sot Online)