Ja pse SHBA akuzon Rusinë

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 19:16
Ja pse SHBA akuzon Rusinë

Ministri i Jashtëm amerikan Anthony Blinken akuzoi sot Rusinë për “shantazh” lidhur me marrëveshjen e eksportit të grurit të Detit të Zi, nga e cila u tërhoq në korrik, dhe e quajti këtë një “sulm” ndaj sistemit global të ushqimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Çdo anëtar i këtij Këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë Moskës: Mjaft! deri më tani kanë përdorur Marrëveshjen e Detit të Zi për të shantazhuar. Deri më tani ka përdorur njerëzit më të cenueshëm në planet si mjet pazaresh. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar dhe të papranueshme në Ukrainë,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHBA mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjashtë muajt aktual të martën dhe e ka bërë luftën kundër pasigurisë ushqimore një prioritet kryesor. Kjo ishte tema e takimit të kryesuar nga Blinken, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Duke folur në televizionin ABC, Blinken tha se Uashingtoni dëshiron që Këshilli të miratojë një deklaratë të përbashkët që dënon përdorimin e ushqimit si armë, e cila tashmë është nënshkruar nga 91 vende.

“Uria nuk mund të shndërrohet në një armë lufte,” përsëriti Blinken. Ai njoftoi gjithashtu se programet për të luftuar pasigurinë ushqimore në dhjetë vende afrikane dhe Haiti do të financohen, me një total prej 362 milionë dollarësh. 


(Kosova Sot Online)