Policia arreston dy persona

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 19:46
Policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Lloshkobare të Ferizajt, më 7 nëntor të vitit 2021, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë shoferi M.K. kishte ikur nga vendi i ngjarjes bashkë me pasagjerin, R.B., të cilët ishin të kërkuar nga policia për një kohë.

Në këtë aksident ka vdekur këmbësori N.M. i moshës 60–vjeçar.

“Që nga koha kur ka ndodhur aksidenti, policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë vazhduar hetimet për identifikimin e veturës dhe personit/personave të dyshimtë, kanë intervistuar disa dëshimtarë dhe kanë grumbulluar informacione pandërprerë në terren”.

“Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMË dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMË, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar “, thuhëet në njoftimin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)