Shkëlzen Gashi: PDK e LDK e kanë 'sunduar' Kosovën në mënyrë më barbare se Millosheviqi

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 19:50
Shkëlzen Gashi: PDK e LDK e kanë 'sunduar' Kosovën në mënyrë më barbare se Millosheviqi

Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur akuza të rënda ndaj LDK-së dhe PDK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, këto dy parti e kanë sunduar Kosovën, madje më keq se regjimi i viteve të 90-ta, 

“Pas 14 shkurtit LDK-ja ka reflektu dhe ka vendosë ne krye të LDK-së një person i cili krejt dekadën e fundit nuk i ka shërby asniherë atij regjimit krininal i cili e ka sundu Kosovën në mënyrë barabare bile bile edhe më barabare sesa regjimi i viteve të 90-ta”

Këto deklarata Gashi i bëri në Pressing derisa po argumentonte mbi analizën e tij se LDK-ja do të dalë e dyta në zgjedhje, për shkak se siç tha ai kjo parti ka reflektuar derisa ka vendosur në krye një person që nuk ka qeverisur në dekadën e fundit.

(Kosova Sot Online)