Prokuroria shqiptare heton 300 policë pasi dyshohen për lidhje me krimin

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 19:55
Prokuroria shqiptare heton 300 policë pasi dyshohen për lidhje me krimin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po verifikon shumë se 300 punonjës policie si të dyshuar për lidhjet me krimin në Shqipëri.

Emrat e tyre kanë dalë në dosjen e mbërritur nga autoritetet belge dhe franceze, që çoi në prangosjen e ish-drejtorit të forcave Operacionale, Oltian Bistri, Prokurorit Xhevahir Lita dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka gjatë operacionit Metamorfoza.

Ata po verifikohen si të dyshuar që mbanin lidhje dhe kontakte me personazhe të ndryshëm të botës së krimit. Në përgjime dyshohet se kanë dalë dhe emra zyrtarësh të lartë.

(Kosova Sot Online)