Dorëzohet Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë në Veri

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 20:20
Dorëzohet Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë në Veri

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për veprimet e deskalimit të situatës në Veri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E një nga ato veprime është edhe reduktimi i forcave policore rreth komunave veriore.

Për nesër Sveçla ka thënë se do të reduktohet numri 25 për qind brenda dhe për rreth ndërtesave komunale.

Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

(Kosova Sot Online)