Kryeministri Kurti njofton për një konkurs për inspektorë

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 22:11
Kryeministri Kurti njofton për një konkurs për inspektorë

 Kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti,ka njoftuar rreth një konkursi për inspektorë të tregut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti pjesën më të madhe të mandatit praktikisht ia ka kushtuar gjendjes në Veri, teksa deeskalimi atje është duke shkuar drejt kulmit, Kurti ka vendosur të merret me konkurse të punës.

”15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut.   Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)