Sot kemi mot me diell dhe të vranët, temperaturat deri 36 gradë

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 07:29
Sot  kemi mot me diell dhe të vranët, temperaturat deri 36 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, kryesisht relievit malor, transmeton "Kosova Sot Online ).

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

IHK bën thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit  dhe njerëzve në veçanti.

(Kosova Sot Online )