Dy parti politike opozitare me agjenda ditore, PDK dhe LDK thërrasin konferencë për media

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 08:41
Dy parti politike opozitare me agjenda ditore, PDK dhe LDK thërrasin konferencë për media

Opozita nuk është duke kaluar pushimet në qetësi. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thirrur sot konferencë për media, transmeton "Kosova Sot ONline".Njëra e mban konferencën në ora 10:30, ndërsa tjetra në ora 14:00

Në një njoftim për media, PDK ka njoftuar se sot mban konferencë për media në selinë qendrore të partisë.

Konferenca fillon nga ora 14:00.

Konferencë ka thirrur edhe LDK, në selinë qendrore të saj.

LDK ka bërë të ditur se kjo konferencë fillon në ora 10:30.

Në njoftimin për media, asnjë parti opozitare nuk ka njoftuar se për çfarë është thirrur kjo konferencë.

(Kosova Sot Online )