Edhe sot me pritje të gjata në pikat kufitare, në Merdare rreth pritet deri në 3 orë

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 09:36
Edhe sot me pritje të gjata në pikat kufitare, në Merdare rreth pritet deri në 3 orë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë ankohen se po përballen akoma me pritje tepër të gjata në pikëkalimet kufitare, kryesisht  në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Merdarja mërgimtarët po presin deri në 3 orë e gjysmë, e po aq thuajse edhe për të hyrë në "Kosovë.

Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të hyrë pritjet janë deri në 1 orë, e për të dalë deri në 1 orë e gjysmë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

(Kosova Sot Online )