Policia sekuestron arsenal të madh armësh dhe municioni në qytetin e Pejës

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 11:54
Policia sekuestron arsenal të madh armësh dhe municioni në qytetin e Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara ka sekuestruar disa armë dhe municion në Pejë, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e bërë për media thuhet se më datё 03.08.2023, nё njё portal ishte postuar video incizimi, nё tё cilin shihet njё qytetar i cili ishte duke shtёnё me armё tё gjatё nga njё shtëpi, dhe pas kësaj kanë reaguar duke sekuestruar armën.

“Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin e personit tё dyshuar, nё vendngjarje Policia kanё hasur ne familjarin e personit tё dyshuar pasi qe i dyshuari ishte jashtë shtetit, aty ёshtё sekuestruar arma me tё cilёn dyshohet se i dyshuari kishte shtёnё. Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i dyshuari ёshtё nё kёrkim tё Policisё”, thuhet në njoftim.

Kurse, më datё 03.08.2023, rreth orёs 13:50, Policia ёshtё informuar nga njё qytetar se nё rrugën “Konstantini i madh” nё Pejё, njё person nga vetura (me targa tё huaja) e cila ishte nё lëvizje, kishte shtёnё me armё zjarri.

“Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore kanё arritur ta identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar, ndёrsa arma ёshtё sekuestruar. Ështё njoftuar Prokurori i shteti dhe pas intervistimit tё personit tё dyshuar nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar, rasti shkon nё procedurë tё rregullt”.

Tutje, Policia njofton se më datё 04.08.2023, rreth orёs 01:00, pёrderisa njёsiti pёr reagim tё shpejtё (NJRSH) ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “ Zahir Pajaziti” nё Pejё, kanё ndaluar njё veturё me targa vendore, gjatё kontrollit rutinor tek vozitёsi dhe pasagjeri janё gjetur dhe sekuestruar armё dhe mjete tё mprehta (thika).

Reklama

Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit personat e dyshuar janё liruar, rasti shkon nё procedurë tё rregullt.

Nё tri rastet e lartёcekura janё gjetur dhe sekuestruar:

•Njё (1) Armё e gjatё AK-47
•Njё (1) karikator i AK-47
•Dy (2) fishek tё armёs se njёjtё
•Njё (1) Armё pistoletё Blow cal: 9mm
•Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
•Njё (1) Armё pistoletё cal: 7.65mm
•Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
•Shtatё (7) fishekt cal:7.65mm
•Njё (1) Armё pistoletё (Plastike)
•Tri (3) thika tё llojeve tё ndryshme.

(Kosova Sot Online )