Përgatituni: Ja me çfarë moti do të përballemi të shtunën dhe të dielën

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 16:41
Përgatituni: Ja me çfarë moti do të përballemi të shtunën dhe të dielën

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, derisa gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për shkak të ndryshimeve të mëdha të situatës termike në troposferë ka mundësi që në disa zona këto reshje të jenë edhe në formë breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

(Kosova Sot Online)