Policia me detajet e reja rreth sulmit me armë në "Bon Vivant", një person i arratisur, katër të hospitalizuar dhe një i vdekur

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 09:48
Policia me detajet e reja  rreth sulmit me armë në

Një person ka vdekur dhe 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes, transmeton "Kosova sot Online".

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se katër të dyshuar për rastin janë të hospitalizuar në QKUK, derisa i dyshuari i pestë ndodhet në arrati.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )