Përfundon edhe një sesion cirkusi i Kuvendit të Kosovës

Përfundon edhe një sesion cirkusi i Kuvendit të Kosovës
Përfundon edhe një sesion cirkusi i Kuvendit të Kosovës

Dardan Grapci

  • 05 August 2023 - 07:55

 

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Sjelljet skandaloze të deputeteve, injorimi i seancave, mungesa në Kuvend, etj. Janë disa çështje që populli nuk i ka pritur. Me këtë përfundim të sezonit pranveror deputetët më së shumti i bëjnë dëm vetes se sa qytetarit, sepse puna e secilit do të analizohet, dhe sjellja e papërgjegjshme, në zgjedhjet që vijnë përsëri do të ndëshkohet.

-Kuvendi i Kosovës për këtë sezon më shumë ka bërë hajgare me popullin, se sa që kanë miratuar ligj në të mirë të popullit. Kuvendi para se ti jep fund këtij sezoni veror i ka pas brenda 67 deputet ku ka pas kuorum për ti përfunduar edhe pikat e rendit të ditës, por ka dominuar sjellja e pa përgjegjshme dhe nuk kanë arritur të pajtohen për ti përfunduar. Shtrohet pyetja: Në vazhdimin e seancës që do e bëjnë në vjeshtë, a do i marrin më seriozitet punët e tyre apo duhet popullit me kërkua me këmbëngulje zgjedhje të reja?

Prandaj sipas mendimit tim personal ndërprerja e seancës i lënë në gjysmë nga Kuvendi është absurd dhe skandal për një shtet i cili është në luftë politike me Serbinë, BE-në dhe SHBA-në për çështjen e dialogut. Duke e ditur që qytetarët e Kosovës kanë pritur shumë nga kjo Qeveri, si duket kjo ju ka dal zhgënjim apo siç thotë populli - KAPUQ ME MONG. Sjelljet skandaloze të deputeteve, injorimi i seancave, mungesa në Kuvend, etj. Janë disa çështje që populli nuk i ka pritur. Me këtë përfundim të sezonit pranveror deputetët më së shumti i bëjnë dëm vetes se sa qytetarit, sepse puna e secilit do të analizohet, dhe sjellja e papërgjegjshme, në zgjedhjet që vijnë përsëri do të ndëshkohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".