Moti i keq po e godet Shqipërin, pushesit po e braktisin plazhin e Shëngjinit

  • 05 August 2023 - 11:04
Moti i keq po e godet Shqipërin, pushesit po e braktisin plazhin e Shëngjinit

Stuhia dhe reshjet e shiu të papritura, pas një periudhe të gjatë me temperatura shumë të larta kanë  detyruar pushuesit të boshatisin plazhin e Shëngjinit, këtë fundjavë të parë të muajit gusht, transmeton "Kosova Sot Online".

Çadrat dhe shezlonget janë mbyllur, beach bar-et dhe lokalet po ashtu. Ndërkohë niveli i dallgëzim në det është i lartë.

Sot shërbimi meteorologjik ka njoftuar se këtë fund javë temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të karakterizohet nga mot i paqëndrushëm.

(Kosova Sot Online )