Shkrepja e armëve me qërim hesapesh në Bona Vita, Haradinaj kërkon ndëshkimin e fajtorëve dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 12:34
Shkrepja e armëve me qërim hesapesh në Bona Vita, Haradinaj kërkon ndëshkimin e fajtorëve dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas të shtënave me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku nga plagët vdiq një person e u lënduan 20 të tjerë, transmeton "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka thënë se organet e rendit dhe ligjit duhet të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit. “Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

(Kosova sot Online )