Kjo është familja nga Kosova e cila pësoi aksident të rëndë në Kroaci

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 08:43
Kjo është familja nga Kosova e cila pësoi aksident të rëndë në Kroaci

Si pasojë e aksidentit që ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kroaci, Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat e sotme kosovare, të cilat humbën jetën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga ky aksident, edhe burri i saj Safet Gashi dhe djali i tyre, mbetën të lënduar rëndë.

Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

Derisa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.

(Kosova Sot Online)