Aksident në rrugën e Kombit: Lëndohen 5 anëtarët e një familje

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 09:10
Aksident në rrugën e Kombit: Lëndohen 5 anëtarët e një familje

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, saktësisht në fshatin Gziq, ka ndodhur një aksident i rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familja ishte nisur për pushime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit. 

(Kosova Sot Online)