Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 14:22
Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës e ka arrestuar Aldo Majnishtan, 29-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri nën akuzën se ka rrëmbyer dhe zhdukur J.P, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit. Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)