Trump: Nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 15:53
Trump: Nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë

Ish-presidenti Donald Trump mund të inditimidojë dëshmitarët duke zbuluar informacionin e klasifikuar që ka marrë nga qeveria, sipas një deklaratë të prokurorëve. Në një postim në  rrjetin e tij social “Truth Social” ai tha se nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë të qetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tri ditë më parë ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se kishte orkestruar një komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Në daljen e tij në gjykatën federale në Uashington, zyra e Prokurorit Special Jack Smith tha se ish-presidenti mund të zbulonte publikisht materiale të klasifikuara, të tilla si transkriptet e jurisë së madhe, që ai ka marrë nga prokurorët.

Si pjesë e procesit, prokurorëve u kërkohet t’u japin të pandehurve provat kundër tyre në mënyrë që ata të përgatiten për mbrojtjen e tyre.

Prokurorët theksuan se ishte veçanërisht e rëndësishme të kufizohej publikimi i këtij materiali, duke pasur parasysh deklaratat e Trump në mediat sociale.

Nëse zoti Trump rizgjidhet si president, ai mund t’i hedhë poshtë akuzat dhe ka thënë se ka në plan ta “reformojë plotësisht Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në”, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga zoti Trump për t’i dhënë më shumë pushtet presidencës.

(Kosova Sot Online)