Ky është personi i arrestuar për rrëmbim dhe vrasje

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 16:28
Ky është personi i arrestuar për rrëmbim dhe vrasje

Personi që shihni tek fotojgrafia është 29 vjeçari nga Shkodra, Aldo Majnishta, i cili u arrestua sot. Majnishta u kap nga policia kosovare pasi ishte prezantuar me dokumente false, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas verifikimeve rezultoi se Majnishta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës tre vite më parë në Kamëz.

Në vitin 2022, GJKKO i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

(Kosova Sot Online)