Pas përleshjes me armë 'italiani' do t’i nënshtrohet një operimi

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 17:00
Pas përleshjes me armë 'italiani' do t’i nënshtrohet një operimi

Pas incidentit të ndodhur të premten në mbrëmje në lokalin Bon Vivant në qendër të Prishtinës, ku mbetën të plagosur 17 persona dhe një i vdekur, Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani” është në gjendje stabile shëndetësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Avokati i tij, Fanol Krasniqi foli për gjendjën shëndetësore të klientit të tij, duke bërë të ditur se i dyshuari do t’i nënshtrohet një operacioni në kraharorin e majtë dhe se ende është i shtrirë në spital.

“Gjendjen, në këtë moment e ka stabile, por ditëve në vijim prapë ka me ju nënshtru një operimi në kraharorin e majtë, pritet që pas nënshtrimit të atij operimi se cila do të jetë procedura e ardhshme”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)