Ja kush i gëzohet letrës ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 17:11
Ja kush i gëzohet letrës ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit

Letrës që përfaqësuesit parlamentarë të politikës së jashtme të disa vendeve europiane, përfshirë shtetet e fuqishme perëndimore si SHBA-ja, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar ia dërguan bartësve të diplomacisë perëndimore duke iu kërkuar atyre qasje më ekuilibruese dhe proporcionalite në raport me Kosovën dhe Serbinë, i është gëzuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Ajeti shkroi në Facebook se kjo letër vjen “në një momentum të rëndësishëm”.

“Një letër e përbashkët e hartuar në një momentum të rëndësishëm nga kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth, të Senatit të SHBA-ve Bob Menendez, të Parlamentit britanik Alicia Kearns dhe kryetarët e komisioneve të punëve të jashtme të parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)