Ja sa është pasuria e ish-anëtarit të Ushtrisë Jugosllave që u bë zv.ministër në Qeverinë Kurti

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 09:10
Ja sa  është pasuria e ish-anëtarit të Ushtrisë Jugosllave që u bë zv.ministër në Qeverinë  Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Radojica Radomiroviqin – ish-pjesëtar i Ushtrisë famëkeqe Jugosllave – në rolin e zv. ministrit në qeverinë e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Por sa  është pasuria e këtij zv. ministri?

Lista e pronave të paluajtshme të deklaruara prej tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (ish-AKK) është e gjatë. Shumë e gjatë. 

Ajo përfshin një listë prej 17 tokash, një banese, dy shtëpive dhe një depoje.

Vlera e përbashkët e të gjitha këtyre shkon në mbi 200 mijë euro, sipas vetë z. Radomiroviq.

Pasuritë e paluajtshme janë fituar pas vitit 2012. E fundit është depoja e përfituar në vitin 2022.

Image

(Kosova Sot Online )