Vizita e përbashkët e Vuçiqit me Dodikun në Prijedor nën bekimin e Patriarkut Profirije, ofendim për viktimat e luftës së vitit 92-95 dhe SHBA-së

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 10:11
Vizita e përbashkët e Vuçiqit me Dodikun në Prijedor nën bekimin e Patriarkut Profirije, ofendim për viktimat e luftës së vitit 92-95 dhe SHBA-së

Qyteti i Prijedorit gjendet në pjesën perëndimore të Bosnje dhe Hercegovinës dhe është i dyti qytet pas Srebrenicës ku janë kryer masakra e gjenocid gjatë luftës së viteve ’92-‘95 ndaj boshnjakëve nga ana e forcave militare e paramilitare serbe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, ICTY për krimet e ndodhura në këtë pjesë të Bosnje dhe Hercegovinës kishte dënuar gjashtë zyrtar serb me mbi njëqind e gjashtëdhjetë vjet burg, ndërsa gjykatat vendore shtat kriminel tjerë.

Ky qytet nuk ka asnjë lidhje me operacionin “Stuhia” to ndodhur në vitin 1995 në Kroaci. Pavarësisht kësaj dhe duke ofenduar gjithçka që ndërlidhet me këtë qytet, presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiq së bashku me kryetarin e entitetit Republika Serbe të BeH, Millorad Dodik dhe me prezencën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Profirije provuan që nga Prijedori të kujtojnë operacionin “Stuhia”, ndodhur në Kroaci. Kjo padyshim ishte veç se provokim, edhe ofendim për historinë e kujtimin për të masakruarit nga dora kriminale e militarve e paramilitarve serb.

Vendimi i kreut shtetëror të Serbisë, entitetit RS dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që përvjetori i operacionit “Stuhia” të shënohet në Prijedor, nga autoritet e shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës është parë e cilësuar si provokim e ofendim ndaj viktimave të krimeve serbe në këtë qytet. Provokimi i presidentit të Serbisë dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe nuk është vetëm ndaj viktimave të luftës por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë vendosur sanksione kreut të entitetit RS, Millorad Dodik. Pa dozë rezerve e shumë i hapur, presidenti Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Millorad Dodik i kishte deklaruar televizionit publik të Serbisë se ai dhe Serbia nuk heqë dorë nga mbështetja për krerët e Republikës Srpska pavarësisht sanksioneve.

Millorad Dodik dhe partia e tij SNSD kanë filluar periudhën përfundimtare të ballafaqimit me të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe kritikuesit e pushtetit. Kriminalizimi i shpifjes dhe vendosja e dënimeve të larta për të, përmes një ligji dobët të punuar dhe votuar nga Kuvendi Popullor i RS, është faza përfundimtare ku mbytet liria e medies. Vetë censura e medieve, kontrolli i tyre si aktë i diktaturës së një pushteti po merr formën e vetë edhe në kushte të sanksioneve të vendosura nga SHBA-të ndaj drejtuesve serb të entitetit. Sanksionet nuk po shihen si shqetësim nga Millorad Ddodik. Lufta ndaj medieve dhe mbyllja e tyre me gjithfarë lloj metodash është prioritet i tij.

Është interesant se vet Millorad Dodik është kampion i shpifjeve dhe asnjëherë nuk është dënuar për këtë. Si njohës e praktikues i shpifjes do të jetë interesant për të parë përballjen e tij me ligjin e miratuar nga partia e tij në Kuvendin e entitetit. Kjo nuk është e tëra që ka në planë ta bëjë, kreu i entiteti RS, Millorad Dodik. Ai ka nisur përgatitjet dhe procedurat që përmes ligjit të shpall armiqtë e Republikës Serbe e t’i ndjek ata. Putinizimi i Dodikut nuk është befasi, kur dihet që kreu i RS kishte dekoruar presidentin Rus, Vlladimir Putin.

Duke marrë për model grupimin rus Wagner, Millorad Dodik i ka vendosur nën kontroll firmat private të sigurimeve, gjithsesi edhe duke i blerë dhe provuar maksimalisht t’i ketë si organizma ose struktura të para-spiunazhit e të sigurisë. Ka angazhuar mbi 50 ekspert të IT në Elektroprivred të cilët punojnë në fushën e propagandës në hapësirën e rrjeteve sociale. Kontrollon gjitha grupet e tifozëve në Republika Serbe, maksimalisht përcjell e ndjek opozitën dhe zërat kritikues. Çoftë edhe përmes spiunimit të rrjetit telefonik M:Tel. Të gjitha këto të motivuara në frymën e nacionalizmit serb.

Sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse janë në përputhje të plotë me aktivitetet destruktive dhe putiniste të Millorad Dodik, presidenti Aleksandër Vuçiq prapë paturp gjen forcën e kurajën ta përkrah Dodikun, Vullinin e sanksionet ndaj tyre ti prezanton si armiqësi e perëndimit ndaj popullit serb.

Kujtojmë se veç kreut të RS, Millorad Dodik, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Sërpska, për shkak të minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995. Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviq dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Sërpska, Millosh Bukejlloviq.

(Kosova Sot Online )