Vdes në moshën 49-vjeçare vëllai i deputetit të PDK-së

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 11:12
Vdes në moshën 49-vjeçare vëllai i deputetit të PDK-së

Ka vdekur vëllai i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa. Lajmin për humbjen e vëllait e ka bërë deputeti Beqa përmes “Facebook”, ku ka njoftuar se pas një sëmundje të shkurtër, vëllai i tij Hasan Beqa ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare, transmeton "Kosova sot Online".

Ai tutje njoftoi se varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër në fshatin Molliq nga ora 15:00.

(Kosova sot Online )