Policia e Prishtinës ashpërson masat, mbi 14 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik vetëm gjatë korrikut

  • 07 August 2023 - 12:01
Policia e Prishtinës ashpërson masat,  mbi 14 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik vetëm gjatë korrikut

Policia e rajonit të Prishtinës njofton se vetëm për muajin korrik ka shqiptuar  14,009 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, transmeton "Kosova Sot Online".

Me theks të veçantë;

–  Tejkalim i shpejtësisë, 4082 gjoba.

–  Parking i parregullt, 3019 gjoba.

–   Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 1172 gjoba.

–  Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 907 gjoba.

–  Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 321 gjoba.

–  Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 285 gjoba.

–  Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 280 gjoba.

–  Tejkalim në vijë të plotë, 48 gjoba.

–  Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 25 gjoba.

–  Motoçikleta të larguara nga komunikacioni 18.

–  Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 14 gjoba.

–  Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba.

–  Të tjera , 3851.

Për kundërvajtjet më të rënda janë shqiptuar edhe;

–  124  masa administrative,  shqiptimi i masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit

me veprim motorik– marrja e përkohshme e patentë shoferit.

–  112 masa administrative,  vazhdim i masës mbrojtëse.

–  72 masa administrative, shqiptimi i masave mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, marrja e përkohshme e  patentë shoferit të huaj.

“Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, ndërkaq ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shtojnë kujdesin”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online )