Ja pse Kamberi i kërkon sqarim ministrit të Brendshëm të Serbisë

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 14:51
Ja pse Kamberi i kërkon sqarim ministrit të Brendshëm të Serbisë

 Sot është ndaluar nga policia e Serbisë, Ardita Sinani, e cila është këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë rast, ka reaguar edhe Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi tha se ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm.

Ai theksoi se Sinani sipas autoriteteve serbe gjendet në një “listë të personave të kërkuar”.

(Kosova Sot Online)