Presidenca jep detaje: Serbia emëroi organe ilegale në 5 komuna të Kosovës

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 15:28
Presidenca jep detaje: Serbia emëroi organe ilegale në 5 komuna të Kosovës

Serbia ka emëruar organe ilegale në disa komuna të Kosovës, duke publikuar dy dokumente, ka deklaruar Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vela shkroi në Twitter se organet ilegale u emëruan në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq, duke theksuar se kjo përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, shkroi Vela.

(Kosova Sot Online)