Ky është personi që mbeti i vrarë në Klinë

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 18:50
Ky është personi që mbeti i vrarë në Klinë

Në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Viktima Anton Prela është dërguar në spital, ku me pas edhe ka ndrruar jetë, ndërsa i dyshuari është arratisur.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Tush Frroku nga Istogu.

Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi.


(Kosova Sot Online)