Sveçla: Aksioni në Veri u realizua falë bashkëpunimit me qytetarët serbë

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 19:21
Sveçla: Aksioni në Veri u realizua falë bashkëpunimit me qytetarët serbë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  ka thënë se janë konfiskutuar 60 karta grafike, makineri kundër minierave S9, 13 ventilatorë, vazo elektrike për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë municionesh dhe 8 bomba të modifikuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se aksioni është arritur falë bashkëpunimit të qytetarëbe serbë të Kosovës.

”Aksioni u arrit falë bashkëpunimit të qytetarëve serbë të Kosovës në veri, të cilët i falënderoj përkrah Policisë së Kosovës për punën në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar”, ka thënë ai.

Tutje, Sveçla ka shkruar se prej vitesh në Veri të Kosovës ka pasur sfidim nga bandat kriminale.

”Në veri prej vitesh kriminelët kanë sfiduar vendin tonë. Ilegaliteti, aktivitetet kriminale dhe terrori mbi qytetarët kanë qenë paradoksalisht normaliteti. Por jo më. Serbia përmes kriminelëve të saj nuk do të rrezikojë ligjshmërinë dhe sigurinë në veri të vendit tonë“, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)