Suharekë: 8-vjeçari vdes pasi e zënë dyert e oborrit, motra merr lëndime serioze

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 19:50
Suharekë: 8-vjeçari vdes pasi e zënë dyert e oborrit, motra merr lëndime serioze

Raportohet se në Suharekë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka pranuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.

”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai.

Ndërkaq motra 6-vjeçare që po vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze, ka treguar Gashi. 


(Kosova Sot Online)