Serbët në manastir këndojnë këngë çetnike

  • A P /
  • 07 August 2023 - 20:39
Serbët në manastir këndojnë këngë çetnike

Disa serbë janë mbledhur në Manastirin e Draganacit, afër Gjilanit, dhe kanë kënduar këngë çetnike.

Pamjet janë të këtyre ditëve dhe në to ata dëgjohen duke kënduar këngën çetnike “Djenerale, nek je tvojoj majci hvala”, që i bie “Gjeneral, i falenderohemi nënës tënde që të lindi…”. Kjo është këngë nacionaliste serbe, e përdorur edhe për motivim të paramilitarëve serbë në Kosovë e Bosnjë për të kryer krime të luftës

Aty shihen duke kënduar dy fëmijë, por që shoqërohen në këndim edhe nga të rriturit që janë mbledhur përreth tyre dhe i duartrokasin

(Kosova Sot Online)