Moti sot i vranët, vende-vende riga shiu

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 08:00
Moti sot i vranët, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell, transmeton "Kosova Sot Online".

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. 

(Kosova Sot Online )