Shtetases amerikane në Fushë Kosovë ia vjedhin kartelat bankare, telefonin e para të gatshme

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 11:04
Shtetases amerikane në Fushë Kosovë ia vjedhin kartelat bankare, telefonin e para të gatshme

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 17:00 ku shtetase amerikane i janë marrë dokumentet personale, kartela bankare e para të gatshme, transmeton "Kosova sot Online ".

“Viktima femër shtetase amerikane, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhaminë e veturës dhe kanë vjedhur dokumentet personale, disa kartela bankare, një telefon, para të gatshme, si dhe gjësende tjera personale. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )