Berisha: Mehaj e kishte bërë të qartë se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër SHBa dhe BE

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 13:06
Berisha: Mehaj e kishte bërë të qartë se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër SHBa dhe BE

Ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka deklaruar sot se arsyet familjare nuk janë shkaktarët e dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj,transmeton "Kosova Sot Online ".

Berisha ka deklaruar se Mehaj prej kohësh e ka qartësuar se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër ShBA-së dhe BE-së. 

“Jo, zoteri ish-minister i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ju nuk keni dhene doreheqje per shkaqe familjare. Ju, qe nje kohe, ne konfidence e keni qartesuar se nuk mund te vazhdoni te qendroni ne  nje qeveri te  pozicionuar kunder SHBA-se dhe BE-se.  Dhe, natyrisht, se ky nuk ishte vetem vendim personal”, ka shkruar Berisha në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online )