Shpërthen Haziri: Qeveria i ka prishur raportet deri në nivel sanksionesh, raportet kurrë më këq s’kanë qenë edhe me Shqipërinë

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 13:46
Shpërthen Haziri: Qeveria i ka prishur raportet deri në nivel sanksionesh, raportet kurrë më këq s’kanë qenë edhe me Shqipërinë

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se qeveria aktuale i ka prishur raportet deri në nivel sanksionesh, transmeton "Kosova Sot Online ".

Madje, Haziri ka thënë se kurrë më keq s’kanë qenë raportet edhe më Shqipërinë. “Dikur as që diskutohej për pengesën e lirisë së shprehjes e mediave, sot gazetarët linçohen në mënyrë brutale. Prej pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën, sot kjo qeveri ka krijuar përçarje në popull deri në hasmëri”, ka shkruar ndër të tjera Haziri.

Postimi i plotë i Hazirit:

Hapat drejt lirimit të Kosovës (hapat e qeverisë Kurti) – dallimet në kulturën qeverisëse

Vendimet e mëdha e vendimtare për Kosovën si 2 Korriku, 7 Shtatori, 12 qershori 1999 e 17 Shkurti, vijnë pas një vizioni, bashkëpunimi e koordinimi me aleatët ndërkombëtarë, në krye me SHBA. Sot kjo qeveri i ka prishur raportet deri në nivel sanksionesh. Madje kurrë më keq s’kanë qenë raportet edhe me vëllezërit matan gradhit – Shqipërinë.

Dikur as që diskutohej për pengesën e lirisë së shprehjes e mediave, sot gazetarët linçohen në mënyrë brutale. Prej pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën, sot kjo qeveri ka krijuar përçarje në popull deri në hasmëri.

Arsimtarët ishin heronjtë tanë të gjallë, sot sulmohen e përçmohen më mënyrën më të ulët.

Dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë Liri e për këtë Demokraci,  që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!

(Kosova Sot Online )